Në fillim të këtij muaji, supermodelja Gigi Hadid ka lansuar linjën e saj të veshjeve në bashkëpunim me “Reebok”.

Ajo ka dizajnuar një koleksion rrobash sportive me "Reebok", dhe nuk ka dyshim se do të mahniteni nga krijimtaria e saj.


Ylli, që tashmë ka pushtuar pasarelat e modës, ka prezantuar dy nga dizajnet e para, një kostum sportiv me ngjyrë të zezë dhe të verdhë, si edhe një me ngjyrë të bardhë e portokalli.

Së fundmi, ajo që tërhoqi vëmendje ishte dukja tërheqëse e "Miss Universe Albania 2018", Trejsi Sejdini.

Bukuroshja shqiptare në llogarinë personale, Instagram, publikoi një fotografi e veshur me tuta sportive të krijuara nga modelja botërore.

Të njëjtën fotografi e ka ripostuar edhe Hadid në InstaStory me përshkrimin “Reebok & Gigi”.

Screenshot 7 11 Gigi Hadid (Foto: Instagram)

Gigi gjatë kësaj kohe ka qenë cak i tabloideve të huaja, pasi u shkarkua si anëtare e jurisë në rastin e gjykimit të producentit të njohur amerikan, Harvey Weinstein. /Telegrafi/

105df3e76a565b251709d858d7cc3f38 Gigi Hadid (Foto: Yahoo)