LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid provoi trendin viral të penelit dhe dukej e mahnitshme

Gigi Hadid provoi trendin viral të penelit dhe dukej e mahnitshme

Në ditët e sotme, shumica e trendeve të bukurisë vijnë nga rrjetet sociale.

Interneti na mësoi se si të arrijmë kaçurrela pa ngrohje e si të fshehim aknet.


Kohët e fundit, ne madje pamë Adele që përdori një trend nga TikTok, ku vendosja e skuqësit tuaj pak më lart mund të ndryshojë të gjithë formën e fytyrës.

Foto: Instagram

Tani, Gigi Hadid është e famshmja e fundit që zgjedh një një trend që shpërtheu në mediat sociale: sytë e dhelprës.

Trendi i grimit “sy-dhelpra” u rrit në popullaritet vitin e kaluar, falë mënyrës se si e zgjat formën e syve.

Foto: Instagram

Në TikTok, #foxeyemakeup aktualisht ka mbi 31.6 milion shikime, ndërsa në Instagram, ka mbi 11 mijë postime me të njëjtin ‘hashtag’.

Por çfarë është saktësisht? Trendi përfshin vizatimin e penelit të gjatë dhe të mprehtë në qoshet e jashtme të syrit, ndërsa prekni edhe qoshet e brendshme.

Foto: Instagram

Në një postim nga grimieri i Gigit, Allan Avendaño, supermodelja ka një ngjyrë të mrekullueshme shkëlqyese në kapakët e syve që bie në kontrast me penelin e saj super të errët dhe dramatik.

Sinqerisht, ajo duket e mahnitshme. /Telegrafi/