Giannis me paraqitje fantastike, Bucks triumfojnë ndaj Knicks

Milwaukee Bucks vazhdojnë të tregojnë forcën e tyre në fillim të sezonit të NBA-së. Skuadra nga Wisconsin mposhti New York Knicks në “Fiserv Forum” me rezultatin 121:111, falë një tjetër performance spektakolare të Giannis Antetokounmpos.
Superylli grek ishte i pandalshëm gjatë gjithë takimit, duke udhëhequr ekipin drejt një fitoreje bindëse. Giannis përfundoi ndeshjen me 37 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime në vetëm 33 minuta lojë. Ai ishte tejet efikas, duke realizuar 16 nga 21 gjuajtjet për dy pikë, 5 nga 7 gjuajtje të lira, ndërsa humbi vetëm një tentim për tri pikë.
Në krah të tij shkëlqeu Rollins, i cili shtoi 25 pikë, ndërsa te Knicks, i vetmi që mbajti ritmin ishte Jalen Brunson me 36 pikë, por pa mundur ta shmangte humbjen e skuadrës së tij.
Takimi nisi i barabartë, me të dy skuadrat që shkëmbyen epërsi, ndërsa në pushim Knicks ishin në avantazh 71:59. Megjithatë, kthesa e madhe ndodhi në çerekun e tretë, ku Bucks reaguan fuqishëm, për të hyrë në 12 minutat e fundit me epërsi prej tre pikësh. Në pjesën e katërt, skuadra e Giannisit kontrolloi plotësisht lojën dhe e mbylli ndeshjen me një triumf të merituar.
Pas kësaj fitoreje, Milwaukee Bucks renditen në vendin e pestë të Konferencës Perëndimore me bilanc 3-1, ndërsa New York Knicks janë në vendin e shtatë në Lindje me 2 fitore dhe 2 humbje.
Rezultatet e mbrëmjes në NBA:
Washington Wizards – Philadelphia 76ers 134:139
- YouTube www.youtube.com
Miami Heat – Charlotte Hornets 144:117
- YouTube www.youtube.com
Milwaukee Bucks – New York Knicks 121:111
- YouTube www.youtube.com
Oklahoma City Thunder – Sacramento Kings 107:101
- YouTube www.youtube.com
Golden State Warriors – Los Angeles Clippers 98:79
- YouTube www.youtube.com




















































