LAJMI I FUNDIT:

Ghislaine Maxwell shpallet fajtore për trafikimin e vajzave për t’u abuzuar nga Jeffrey Epstein

Ghislaine Maxwell shpallet fajtore për trafikimin e vajzave për t’u abuzuar nga Jeffrey Epstein

Ghislaine Maxwell është shpallur fajtore për rekrutimin dhe trafikimin e vajzave të reja për t’u abuzuar seksualisht nga financier i ndjerë amerikan, Jeffrey Epstein.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, 60-vjeçarja u shpall fajtore për pesë nga gjashtë akuzat me të cilat ajo përballej – përfshirë akuzën më të rëndë, atë të trafikimit të seksual të një të mituri.

Vendimi u mor pas pesë ditësh të plota diskutimi nga një juri prej 12 personash në New York.


Kjo do të thotë se ajo mund të kalojë pjesën tjetër të jetës së saj pas hekurave.

Vendimi vjen pas një gjyqi njëmujor që përmbante dëshmi nga katër gra që përshkruanin se ishin abuzuar nga Epstein midis vitit 1994 dhe 2004.

Maxwell nuk tregoi asnjë shenjë të dukshme emocioni derisa vendimi u lexua të mërkurën, vetëm kur mbushi një gotë me ujë nga e cila piu dy herë.

Menjëherë pas vendimit, ekipi i saj ligjor tha se ata tashmë po punonin për një apel. “Ne besojmë fuqishëm në pafajësinë e Ghislaine”, tha avokati i saj, Bobbi Sternheim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Zelensky do të udhëtojë të premten për në Uashington, do të takohet me Trumpin

Zelensky do të udhëtojë të premten për në Uashington, do të takohet me Trumpin

Amerika
Kalo në kategori