LAJMI I FUNDIT:

Gëzim Mekuli, kandidat i mundshëm i LVV-së për kryetar të Pejës

Gëzim Mekuli, kandidat i mundshëm i LVV-së për kryetar të Pejës

Profesori Gëzim Mekuli, është njëri nga katër kandidatët e mundshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Mekuli në llogarinë e tij në Facebook.


“Unë, Gëzim Mekuli, jam njëri nga kandidatët brenda Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, që do të garojnë për kryetar të qytetit të Pejës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të vitit 2021”, ka shkruar ai në Facebook.

Teksa ka kërkuar mbështetjen e bashkë partiakeve Mekuli ka dhënë edhe një biografi të tij.

Kam lindur në Pejë (1966).

Skollën fillore dhe të mesme e mbarova në qytetin tim të Pejës.

Në Gjermani kam studiuar gjuhën gjermane dhe shkencat politike, ndërsa në Norvegji (Oslo) studiova shkencat e Filmit, Mediave dhe Komunikimit.

Kam magjistruar në shkencat e Retorikës vizuele në Universitetin e Bergenit në Norvegji.

Sot jam mësimdhënës në Norvegji, dhe njëkohësisht, jam bashkëpunëtor i jashtëm i Ministrisë së Arsimit në Norvegji.

Jam një ndër kritikët e parë të mediave në Kosovë si dhe themelues i agjencionit të lajmeve MekuliPress.

Jam një ndër mbështetesit, rrugëtuesit dhe themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje brenda dhe jashtë vendit që në fillesat e saj.

Kam shkruar dhe kam debatuar për çështjen e Kosovës edhe në shtypin norvegjez.

Jam autor i librit kritik “Mediat dhe Politika”. Në vitin 2010 kam qenë kandidat për deputet për Parlamentin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!

Jetoj, punoj dhe veproj në Oslo të Norvegjisë dhe jam i gatshëm të kthehem në qytetin tim të lindjes dhe të kandidoj në zgjdhjet lokale të tetorit si kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës.

Përpos gjuhës shqipe flas gjuhën angleze, gjermane, norvegjeze dhe kroate.

Jam i martuar dhe kam një djalë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori