Drejtori i Instituti të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka folur për gërmimet në Kizhevak të Serbisë, prej të cilave së fundi u gjetën nëntë mbetje mortore, viktima të krimit të forcave serbe të luftës në Kosovë.
Ndërkaq lidhur me qasjen e politikës karshi çështjes së të pagjeturve, Gërxhaliu u shpreh se nuk e di nëse deri tani ka ndonjë marrëveshje mes palës serbe dhe kosovare.
”Nuk kam informacion rreth asaj marrëveshjeje. Nuk e di saktë, sepse unë nuk kam qenë vet pjesë e atij ekipi. Sa i përket punës profesionale apo procesit, për mua është një proces humanitar. Dhe, nëse çdo gjë fillon nga ky proces, besoj që ana politike do të jetë vetëm suportuese në këtë aspekt. Por thjeshtë ndoshta kjo periudhë e gjatë, për mua si mjek, nuk jam lëshuar në këto pyetjet politike – qëllimi im është profesional me ekipin tim, dhe thjeshtë identifikimi i sa më shumë personave të zvogëlimit të numrit të personave të zhdukur”, u shpreh Gërxhaliu për Klan Kosovën.
Ai pohon se puna e tyre profesionale përcillet me shumë sfida.
”Tani më veç jemi rritur si Institut. Kemi punuar në dy ekipe. Procesi është i tillë që merr kohë dhe në këtë lokacion, Kizhevak, kemi filluar të vijmë që nga vitit 2015 dhe janë larguar me miliona kubikë gurë, dhe mbetje që po i shihni që i kanë hedhur nga miniera, të cilat kanë qenë nga niveli zero. Niveli zero, për ne është niveli i vitit 1999”, tha ai.
Ndryshe ai shtoi se, “emocionet janë të përziera në këto momente, sepse na kthejnë prapa, e aq më tepër kur familjarëve iu rihapen plagë. Por, në fakt, meqë puna jonë profesionale e kërkon këtë, për ne është një gëzim i madh kur hasim këtë, sepse është punë e mundimshme gjashtëvjeçare ta gjesh atë çfarë e kërkon”.
”Në fakt ky lokacion ndërlidhet me dy varrezat e zbrazëta në Batajnicë. Thjeshtë ne e kemi prijudiku, se do të jenë nga Rezalla. Ashtu edhe na doli, por nuk kemi insistuar në atë fakt, siç nuk kemi insistuar edhe në numrin. Nga faza e parë e vitit të kaluar kur janë hasur mbetjet e para mortore, e deri kur është bërë konzvervimi i vendit, janë ardhë dy identifikime të reja, dhe një ribashkim”, tha Gërxhaliu.
Ndërkaq ai foli edhe për lokacionet nëpër të cilat kryejnë gërmimet.
”Vitin e kaluar kemi kontrolluar edhe një herë regjionin e Gozarevës, në afërsi të Novi Pazarit. Edhe ai regjion thuajse nga viti 2015 pothuajse kontrollohet. Por meqë informatori i ka të dhënat nga bartësi tjetër, nuk i ka vetanake, është një pjesë e lumit që ka katër kthina, që janë të njëllojta. Edhe nga kontrolli i fundit nuk ka dalë asgjë, andaj kemi marrë kërkesën për marrje satelitore, gjë që na ka ndihmuar edhe në këtë vend”, u shpreh ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre