LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: BE të mos pres një luftë tjetër, ta integrojë Ballkanin

Gërvalla: BE të mos pres një luftë tjetër, ta integrojë Ballkanin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet të presë një luftë tjetër në Ballkanin Perëndimor për t’i hapur rrugë integrimeve evropiane.

Në Forumin e Dubrovnikut të shtunën, ajo ka deklaruar se vendet e Ballkanit tashmë kanë dëshmuar se kontribuojnë jashtëzakonisht shumë në vlerat e përbashkëta në BE.

“Dhënia e statusit të kandidatit për Ukrainën u diskutua para fillimit të luftës dhe siç e pamë kishte shumë skeptikë që na thanë se nuk ishte e mundur dhe se nuk kishte asnjë rrugë të shkurtër. Pastaj erdhi lufta dhe u mor vendimi i duhur për të ndihmuar”.


“Është e rëndësishme që Ukraina ta fitojë këtë luftë, është mirë që ofrohet ndihma jo vetëm politike, por edhe ushtarake dhe ekonomike. Është e rëndësishme të mos presim një luftë të re në Ballkan në mënyrë që ky rajon të mund të integrohet në BE”, ka pohuar Gërvalla.

Gërvalla ka kritikuar Serbinë si shtetin e vetëm të rajonit që s’ka vënë sanksione ndaj Rusisë.

“Nuk mund të heshtim për faktin se në Ballkanin Perëndimor një nga vendet nuk ka treguar se është pjesë e vlerave të BE-së përmes solidaritetit me Ukrainën dhe kundër kësaj lufte. Kjo duhet të ndryshojë”, tha ajo, duke shtuar se nuk mund të ndryshohet me fjalë, por vetëm nëse në Serbi ka forca demokratike që janë të gatshme ta bëjnë atë pjesë të vlerave të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori