LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla reagon pas akuzave të PDK-së për keqpërdorim: Jo 1.1 milion, por as edhe një cent

Gërvalla reagon pas akuzave të PDK-së për keqpërdorim: Jo 1.1 milion, por as edhe një cent

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës e akuzoi atë dhe ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkën, për keqpërdorimin e 1.1 milion eurove.

Gërvalla përmes një postimi në Facebook, i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se nuk ka keqpërdorur asnjë cent nga buxheti i shtetit.


“Jo 1.1 milion euro, por as edhe 1.1 Cent”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, gjatë një konference për media të mbajtur të mërkurën bashkë me avokatin Faton Fetahu, ka thënë se kjo është aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, përmes së cilës është mundësuar keqpërdorimi i rreth 1.1 milion eurove të taksapaguesve të Kosovës.

“Fjala është për një ‘Memorandum Bashkëpunimi’, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro”.

“Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove”, ka thënë ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori