Donika Gërvalla, kryetare e degëve të LDK-së në Gjermani ka folur për aktualitetin politik në vend, demarkacionin, problemet në LDK, dënimet për vrasjen e familjes së saj në Gjermani, veprimet e fundit të presidentit të vendit e shumë çka tjetër.
Ajo në emisionin Rrokum Roll ka thënë se marrëveshja e Demarkacionit nëse kalon në këtë formë, është akt tradhtie ndaj shtetit dhe madje ka thënë publikisht se nëse kjo marrëveshje kalon me votat e LDK-së ajo pas 25 viteve punë e angazhim është e detyruar të japë dorëheqje nga ky subjekt politik, ngase sipas saj nuk e lejon ndërgjegjja që të shkoj më para varrit të babit të saj dhe ti dërgoj lule.
Aktivistja shumëvjeçare e LDK-së ka thënë se nëse largohet nga LDK nuk do të kalojë në asnjë parti politike, as nuk do të bëjë ndonjë fraksion brenda saj, duke shtuar se kur ka hyrë në LDK aty nuk kishte vende pune dhe nuk kishte privilegje por ka vepruar dhe ndihmuar për lirinë e Kosovës.
Gërvalla ka thënë se është një paaftësi totale politike, sa i përket demarkacionit duke shtuar se në këtë rrugë janë injoruar faktet dhe ka arritur deri në këtë pikë sa që duhet dita zero me të cilin duhet me nis rishqyrtimi i kësaj marrëveshje.
Ajo ka shpresë sidomos te deputetët që vijnë nga rajoni i Dukagjinit të cilët janë të prirë të vlerësojnë seriozisht votën e tyre për demarkacionin.
Derisa për vrasjet që kanë ndodhur në Gjermani e sidomos me vrasjen e babait dhe familjarëve të saj, ajo ka thënë se direkt nuk ka gisht prej shqiptarëve por ajo ka bërë thirrje që nëse ka dikush informacione duhet me dalë sheshit dhe mos me luajt me dhimbjen e familjes së tyre.
Gërvalla ka thënë se këto tema shumë shpejt kanë me u hapë edhe në Beograd kur tash Serbia është duke bërë hapat e parë për të hyrë në BE, pa harruar me cek se kushdo që ka gisht nuk ka me shpëtua prej drejtësisë gjermane sikur tash që po hetohen edhe kroatët.
Kurse sa i përket përsëritjes së zgjedhjeve në Gjermani e Zvicër, ajo ka thënë se gjithçka varet prej Prishtinës dhe nëse Prishtina nuk bënë ndonjë dallavere atëherë kah shtatori zgjedhjet mund të mbahen në degët dhe nëndegët atje, duke shtuar gjithnjë se edhe zgjedhjet më herët kanë qenë krejtësisht në rregull.
Ajo madje ka thënë se Isa Mustafa ka vetëm çështje personale me atë dhe nuk arrin me gjet asnjëherë kompromis duke shtuar se është në pyetje autoriteti të cilin ajo e gëzon në masë të konsiderueshme sidomos në shtetin gjerman.
E sa i përket përuljes së presidentit Hashim Thaçi në varrezat e serbëve në Grack të Lipjanit ku mbishkrimi madje ka qenë se viktimat janë bërë nga terroristët shqiptar, Donika ka thënë se kjo e tejkalon jo njerëzoren dhe humanen dhe ka bërë që edhe bashkëfshatarët e saj janë hidhëruar aq shumë sa që kanë thënë që presidentit nuk do ti lejojnë të bëjë homazhe në varrezat e Jusufit dhe Bardhoshit në Dubovik të Deçanit./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=t0vWo6-u7yQ
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OBRM-PDUKM: Kryetari i LSM-së po vepron në përputhje të plotë me deklaratat partiake të LSDM-së

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Faturat e energjisë elektrike në RMV, kërkohet që çdo muaj të lexohen njehsorët

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës