LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla në Gjermani, takon deputetin Roderich Kiesewetter

Gërvalla në Gjermani, takon deputetin Roderich Kiesewetter

Në kuadër të një vizite pune që sot ka nisur në Gjermani, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Roderich Kiesewetter.

Sipas njoftimit nga MPJD, në këtë takim është diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë pas agresionit të Serbisë më 24 shtator të vitit të kaluar, masat e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE.


Me deputetin gjerman, Kiesewetter, Gërvalla foli edhe për progresin e dukshëm në ekonomi, sundim të ligjit dhe forcim të demokracisë në Republikën e Kosovës.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar deputetin gjerman, Roderich Kiesewetter për qëndrimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës, thuhet në njoftim.

MPJD thotë se kjo vizitë pune e ministres Gërvalla në Berlin është një mundësi e mirë e koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve dhe politikave me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme gjermane. /Telegrafi/