LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Me Luksemburgun synojmë thellimin e bashkëpunimit bilateral në shumë sfera

Gërvalla: Me Luksemburgun synojmë thellimin e bashkëpunimit bilateral në shumë sfera

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Luksemburg, ku do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror.

Sipas njoftimit të MPJ, gjatë takimit që pati me ministrin për Bashkëpunim për Zhvillim dhe Çështje Humanitare, Franz Fayot, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe miqësinë e mirë mes të dy vendeve.


Posaçërisht ka veçuar bashkëpunimin mes Luksemburgut dhe Kosovës në sektorin e shëndetësisë, në arsim si dhe në procesin e integrimit në BE.

“Një ndër prioritetet e qeverisë është përmirësimi i dukshëm i kushteve për investime të huaja me synimin për ta bërë Kosovën më atraktive për këto investime. Kosova mund të përfitojë shumë nga shkëmbimi me një partner në BE si Luksemburgu, i cili është ekonomikisht i fuqishëm dhe me përvojë të madhe ndërkombëtare”, ka thënë Gërvalla.

Së bashku me ministrin Fayot kanë diskutuar për mundësi të bashkëpunimit mes të dyja vendeve në fusha që lidhen me sistemin financiar, digjitalizimin dhe çështje të tjera.

Dy ministrat u dakorduan që së shpejti të organizohet takimi i radhës së Komisionit të Partneritetit për të vlerësuar nevojat, format e bashkëpunimit dhe diversifikimin e mundshëm të partneritetit mes të dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori