LAJMI I FUNDIT:

Gërmimet në veri të Mitrovicës – s’ka gjetje të mbetjeve mortore

Gërmimet në veri të Mitrovicës – s’ka gjetje të mbetjeve mortore
Foto: Ilustrim

Për shkak të dyshimit për gjetjen e trupave të pajetë nga lufta e fundit në Kosovë, të martën në lagjen “Suhodoll” të veriut të Mitrovicës rreth orës 10:00 kanë filluar gërmimet.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini.


Çerkini ka thënë se edhe pse gjithë ditën, përfaqësues të Mjekësisë Ligjore kanë gërmuar në këtë zonë të veriut të Mitrovicës, nuk kanë gjetur ndonjë mbetje mortore.

“Gërmimet kanë filluar sot pasi familjarët e një personi të zhdukur gjatë luftës, kanë dyshuar se pikërisht në këtë zonë mund të kishte mbetje mortore të tij. Sot rreth orës 10:00 ka pas gërmime, në lagjen ‘Suhodoll’, por nuk kanë gjetur asgjë”, deklaroi Çerkini.

Të pranishëm ishin edhe prokuroria e policia.

Ndryshe, në këtë lokacion ishte gërmuar tre herë pas luftës dhe ishin gjetur 105 trupa, të cilat janë identifikuar dhe dorëzuar familjarëve.

Kosova ka dalë nga lufta e viteve 1998-‘99 me mbi 13,000 persona të vrarë, mbi 800,000 të zhvendosur dhe mbi 6,000 të zhdukur.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi, të cilët, siç thuhet, janë bartur nga forcat serbe për t’i fshehur krimet.

Deri më tani, nga Serbia në Kosovë janë kthyer mbetjet mortore të rreth 1,000 personave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori