LAJMI I FUNDIT:

Gërmimet në Kizhevak, Gërxhaliu: Gjenden kafkat e dy personave

Gërmimet në Kizhevak, Gërxhaliu: Gjenden kafkat e dy personave

Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka thënë se gjatë gërmimeve të fundit në Kizhevak të Serbisë janë gjetur kafkat e dy personave.

Gërxhaliu më tej ka sqaruar se gjatë së martë pritet të bëhet tërheqja e tyre, në mënyrë që t’u merren mostrat për test të ADN-së.


“Të shtunën ka përfunduar punën ekipi i parë, sot në orën 07:00 është nisur ekipi i dytë gjithashtu prej tre anëtareve, do të punojnë deri të shtunën pra gjashtë ditë në javë punohet. Gjithsesi do të kemi punë edhe në javën në vijim e varësisht prej problematikave që munden me na lind në terren mund të ndodh që të zgjatet derisa të përfundojë tërësisht. Deri më tani në sipërfaqe pas largimit të një shtrese të dheut dhe të gurëve kanë dal dy kafka dhe minimum dy persona për të cilët duhet të bëhet tërheqja e tyre dhe të bëhet inspektimi mjeko-ligjor dhe të merren mostrat për ADN”, tha Gerxhaliu.

Ai thotë se edhe dy javë ka punë sa i përket gërmimeve në këtë pjesë dhe se nuk dihet numri i trupave që dyshohet se mund të jenë aty.

“Edhe dy javë kemi punë, sa i përket numrit nuk e preferoj ta them, por mund të them që pala serbe e cila thotë herë 14 e herë 16, por doemos e dimë që ky grupacion i takon grupit të Rezallës e cila ndërlidhet me pjesën e gjetur në vitin 2014 në Rudnicë, bile prej dy identifikimeve të reja i takojnë atij grupacioni që ka qenë një investigim i yni i mëhershëm që kemi dyshuar, pra është vërtetuar e njëjta. Dhe kemi po ashtu një ribashkim sepse gjysma e trupit të rastit të dorëzuar më herët ka dal tash në Kizhevak”, thotë ai për Ekonomia Online.

Që nga nisja e punës në Kizhevak, Gërxhaliu konfirmon se një ekip prej katër personave ka  bërë kontroll të detajuar të terrenit.

“Po javën e kaluar ne filluam punën në Kizhevak, ishim ekipi prej katër anëtarëve, dy mjeko-ligjor, një antropolog dhe një fotograf mjeko-ligjor. Ditën e parë kemi bërë dekonservimin e terreni, kanë qenë pesë shtresa të masave gjeoplastike, të cilat i kemi vendosur në dhjetor për ta konservuar terrenin dhe për të mos lëvizur, pra u bë një kontroll i detajuar e largimit të tyre dhe ditën e parë pak humbim kohë derisa është bërë montimi i mjetit për matjen 3D të pjesëve kockore. E dimë që diku në një trashësi prej katër metrash, ndodhen mbetjet mortore, sepse ato janë hedhur me kamion dhe ka ndodhur shkapërderdhja e pjesëve kockore dhe normal që çdo pjesë kockore të hekurt duhet të matet dhe të jetë në program”, përfundon Gërxhaliu.

Edhe të hënën kanë vazhduar në Kizhevak të Rashkës, gërmimet për mbetjet mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, të rifilluara më 5 maj.

Të shtunën, lokacioni i varrezës masive, është vizituar edhe nga një delegacion i lartë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nga Gjeneva të shoqëruar nga përfaqësuesit e dy delegacioneve në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori