LAJMI I FUNDIT:

Gërkovska: Porositë nga SHBA-ja duhet të ndikojnë që organet e drejtësisë të sjellin vendime profesionale

Gërkovska: Porositë nga SHBA-ja duhet të ndikojnë që organet e drejtësisë të sjellin vendime profesionale

Zëvendëskryeministrja për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska deklaroi sot se vendimet e Gjykatës së Apelit për anulim të vendimeve në raste kundër personave me profile të larta janë probleme serioze dhe se porositë që vijnë nga SHBA-ja përfundimisht do tl ndikojnë në organet e juriusprudencës se vendimet duhet t’i sjellin në mënyrë profesionale, të paanshme, pa ndikim nga pala tjetër.

Deklarata e Gërkovskës vijnë pasi ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler, më 11 prill të këtij u viti ka dërguar letër organeve gjyqësore dhe ekzekutive, në të cilën e shpreh shqetësimin e saj dhe të SHBA-së për, siç tha, vendimin e anuluar kundër profileve të larta të cilët Gjykata e Apelit i ktheu në procedurë të shkallës së parë.


Ambasadorja amerikane në Shkup e zhgënjyer me paaftësinë e Gjykatës së Apelit
Lexo po ashtu Ambasadorja amerikane në Shkup e zhgënjyer me paaftësinë e Gjykatës së Apelit

“Ju e dini se që vitin e kaluar, që kur ishte këtu edhe ambasadorja e kaluar, e ngrita çështjen për vendimet e Gjykatës së Apelit. Reagimi i parë ishte pas, thënë siç thotë populli, tregtisë së parë të fajit, pasuan disa ngjarje së bashku me organet e jurispudencës, profesorë universitarë, mediume, organizata joqeveritare për atë se çka duhet të ndërmerret, në kuptimin sistematik të ulen ato mundësi, megjithatë edhe më tej disa aktivitete që shkojnë në atë drejtim dhe tashmë me partnerët ndërkombëtarë jemi dakorduar se si në mënyrë sistematike të ulen mundësitë për diçka të tillë, megjithatë edhe aktivitetet për të cilat jeni dëshmitarë se i kemi edhe me institucionet e tjera”, u përgjigj Gërkovska në përgjigje të pyetjes se çka do të ndërmarrë Qeveria lidhur me letrën e Aggelerit, duke pasur parash se ky është paralajmërim serioz nga SHBA-ja, duke pasur parasysh se ata janë partnerë në përballje me korrupsionin.

Ajo theksoi se ky është problem mjaft serioz dhe shfaqi shpresë se këto paralajmërime do të kontribuojnë përfundimisht për veprim ashtu siç i ngjan një sistemi profesional të jurisprudencës me integritet.

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori