Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka udhëtuar drejt Venecias me aeroplan privat.

Bukuroshja ka shkuar në Itali për të qenë pjesë e Festivalit të Filmit në Venecias, ndërsa ka arritur të marrë gjithë vëmendjen me dukjen e saj.


Fillimisht, bukuroshja u mburr me fotografitë e saja duke pozuar para dhe brenda aeroplanit, kurse ato i publikoi në rrjetet sociale.

geoi (Foto: Instagram/georginagio)

Postimi mori mbi një milion pëlqime në vetëm pak orë dhe fansat nuk reshtin së lavdëruari dukjen e sajnë komente.

Më pas, për të parakaluar në tepihun e kuq, Georgina u kujdes që ta bënte këtë me stilin e saj magjepsës.

georina (Foto: fanpage.it)

28-vjeçarja kishte veshur një fustan të shkurtë të kombinuar me pantallona të bardha, teksa dukjen e saj e kompletoi me stoli të shtrenjta.

georgina2 (Foto: Instagram/georginagio)

Paraprakisht, në fotografitë nga udhëtimi i saj drejt Italisë, ajo e kishte ekspozuar çantën e shtrenjtë, Hermes Birkin. /Telegrafi/

georgina8 (Foto: fanpage.it)