LAJMI I FUNDIT:

Georgina nuk iu ndahet çantave Hermes Birkin

Georgina nuk iu ndahet çantave Hermes Birkin
(Foto: Instagram/georginagio)

Georgina Rodriguez ka udhëtuar drejt Italisë për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Partnerja e Cristiano Ronaldos u shfaq në Venecia me një bluzë dhe fund të ngushtë, me çantën e Hermes Birkin, e cila kushton dhjetëra mijëra euro.


Ajo ka disa prej këtyre çantave në koleksionin e saj, me ngjyra të ndryshme dhe nuk iu ndahet, ndërsa disa prej tyre kushtojnë shumë më shtrenjtë.

(Foto: Instagram/georginagio)

Ndryshe, çanta Birkin mori emrin e aktores dhe këngëtares Jane Birkin dhe u krijua në vitin 1981.

Georgina Rodriguez iu përgjigjet kritikave - publikon video provokuese duke vënë në fokus të pasmet
Lexo po ashtu Georgina Rodriguez iu përgjigjet kritikave - publikon video provokuese duke vënë në fokus të pasmet

Çmimi i kësaj çante përveç përmasave ndryshon edhe për shkak të llojit të lëkurës nga i cili është bërë, vendit ku shitet, madje edhe ngjyrës dhe modelit.

Madje për blerjen e kësaj çante kishte një listë pritjeje për një kohë të gjatë dhe përveç yjeve të shumtë të Hollywoodit, ajo u popullarizua edhe nga Samantha Jones, personazh i serialit “Sex and the City”.

Georgina shkoi në Venecia me aeroplan privat dhe mahniti me dukjen e shtrenjtë
Lexo po ashtu Georgina shkoi në Venecia me aeroplan privat dhe mahniti me dukjen e shtrenjtë

Disa vite më parë në faqen Baghunter, një treg në internet për blerjen dhe shitjen e çantave, ata zbuluan informacionin se çanta Hermes Birkin është një investim më i sigurt se investimi në ar ose aksione. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/georginagio)