Georgina Rodriguez u shfaq plot stil ndërsa shijoi një ditë familjare jashtë.

Pasi u zhvendos në Arabinë Saudite pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Al-Nassr, Georgina është kujdesur që të argëtojë familjen.


Dhe në Riad, e gjithë familja e ylli të futbollit së fundmi shijuan bashkë një ditë në kinema. Më pas ata e përfunduan udhëtimin me disa blerje.

stylish georgina rodriguez goes braless 838489728 Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

Georgina veshi një bluzë të bardhë pa sytjena dhe xhinse për daljen, duke e kompletuar pamjen me një orë ari dhe bizhuteri.

Në faqen e saj në Instagram, ajo tregoi një video të familjes në shfaqje. Më pas ajo ndau foto të kohës së tyre në qendrën tregtare.

Familja kishte çdo arsye për të festuar gjithashtu, duke qenë se Ronaldo kishte ngritur trofeun e tij të parë me Al-Nassr të shtunën, pasi shënoi dy herë në finalen e Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe.

[related-to url="https://telegrafi.com/georgina-rodriguez-duket-magjepsese-ne-fustan-te-kuq-ndersa-pozon-trofeun-e-pare-te-cristano-ronaldos-al-nassr/"

Georgina, e cila ka 50.6 milionë ndjekës në Instagram, dhe katër nga fëmijët e Ronaldos u krenua me fitoren duke pozuar për një foto me trofe në dorë në fillim të kësaj jave.
Ronaldo ka gjithsej pesë fëmijë, dy prej të cilëve me Georginan.

cristiano ronaldo s stunning wag 828423687 1 Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

Më 18 prill 2022, Georgina lindi binjakë, por çifti njoftoi se fatkeqësisht njëri nga dy foshnjat vdiq pak pasi ajo lindi.

Ndërsa tre fëmijët e tjerët të portugezit kanë lindur nga nëna surrogate. /Telegrafi/

georgina rodriguez georgina rodriguez stuns 837922238 3 Foto: Georgina Rodriguez/Instagram