Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez dy javë më parë, u bënë prindër të një vajze, të pagëzuar me emrin Alana Martina.

Çifti i njohur janë duke shijuar në maksimum kohën me të voglën e tyre.


Georg1

Georgina është përkushtuar shumë që pas lindjes të rikthejë format trupore ashtu siç i kishte dikur.

Dhe në vetëm pak javë, duket se këtij qëllimi ia ka arritur për bukuri.

gerog2

Së fundmi, ajo është fotografuar nga paparacët gjatë një përditshmërie të zakonshme, teksa u vu re se gëzonte linja të përkryera trupore.

E veshur me veshje sportive dhe një çantë të markës "Louis Vitton", Rodriguez dukej me shumë stil. /Telegrafi/

georg3