LAJMI I FUNDIT:

Georgiev: Është koha të gjendet zgjidhje ligjore për “Badenterin” në gjyqësor

Georgiev: Është koha të gjendet zgjidhje ligjore për “Badenterin” në gjyqësor

“Vlerësoj se është më e rëndësi që qytetarëve t’u mundësojmë zgjedhje të kuadrove cilësorë, të mirë të gjykatësve, më pak e rëndësishme se çfarë kombësie janë”, deklaroi për AIM, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.

Në pyetjen në lidhje me funksionalitetin e Parimit të Badenterit gjatë zgjedhjes së gjykatësve, Georgiev theksoi se shumë vite pasi është sjellë parimi i Badenterit në Kuvend, ndërsa më vonë edhe në Këshillin Gyjqësor dhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë, është koha që të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër ligjore.


“Vlerësoj se përfaqësimi është i nevojshëm dhe i patjetërsueshëm në organet e tilla, si dhe në Këshillin Gjyqësor, por, nga ana tjetër, a është kjo në rregull dhe zgjidhje e mirë për të gjithë këto 20 vite dhe në të ardhmen të zbatohet ajo mënyrë e votimit gjatë zgjedhjes së gjykatësve, unë vlerësoj se është më e rëndësishme që qytetarëve t’u mundësojmë zgjedhje të kuadrove cilësorë dhe të mirë të gjykatësve, më pak e rëndësishme është se nga cila kombësi janë”, tha Georgiev.

Sipas tij, në afat të shkurtë do të duhej ky të jetë mjet i të menduarit, gjegjësisht, siç thotë, të gjendet mënyrë se si të përfaqësohen të gjitha kombet, ndërsa nga ana tjetër, të mos jetë vendimmarrëse përkatësia kombëtare për ndonjë zgjedhje të caktuar.

“Në praktikë e krahasoj me atë kur një pacient shkon për kontroll mjekësor dhe kërkon mjekun më të mirë dhe nuk pyet se çfarë kombësie është mjeku. Është e rëndësishme që gjykatësit të njohin mirë të drejtën dhe ligjin, dhe nga ana tjetër, të kenë integritetin e tyre, të kenë besim në mjedisin ku punojnë dhe çështja e kombësisë së tyre është më pak e rëndësishme. Pra, në kohën e duhur, mendoj se duhet të jetë objekt shqyrtimi për gjetjen e mënyrës për përfaqësimin e këtyre nacionaliteteve, ndërsa nga ana tjetër, ajo kombësi nuk duhet të jetë vendimtare për një zgjedhje të caktuar”, thotë ai.

Të gjithë intervistën me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, në të cilën bisedojmë në shumë tema aktuale nga gjyqësori do të mund ta shihni së shpejti.

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori