Yjet e kinematografisë botërore, George Clooney, Brad Pitt dhe Matt Damon thuhet se do të ribashkohen për një film tjetër të “Ocean”- 15 vjet pas këstit të fundit.

Sipas The Sun, aktorët do të kthehen për pjesë “Ocean's 14”, pasi më parë ishin zotuar se “Ocean's 13” do të ishte pjesa e fundit.


“Thashethemet për një film me aktorë George, Brad dhe Matt kanë qarkulluar për vite me radhë, por oraret e tyre të ngarkuara do të thotë se nuk ishte e mundur”, tha një burim.

62462491 11217599 Reunion George Clooney Brad Pitt and Matt Damon are reportedly s m 154 1663281015386

“Më në fund ekipi i duhur për këtë punë është mbledhur në një përpjekje për ta bërë atë një sukses të madh dhe yjet kryesore menduan se do të ishte kënaqësi ta rishikonin si mundësi”, tha tutje ky burim.

62462489 11217599 According to The Sun the A list actors are set to return for Oce m 155 1663281022426

Filmi, i lansuar për herë të parë në vitin 2001, fitoi 450 milionë dollarë në arkë dhe u pasua nga dy vazhdime.

Rikrijimi i “Ocean's Eight”, i përbërë me kast femrash në rol kryesor Sandra Bullock, u publikua në vitin 2018.

62462493 11217599 They added Finally the right team for the job has come together  m 156 1663281168618

Paralajmërimi për filmin e një “Ocean's 14” ndodhi edhe në të kaluarën, por planet u anuluan pas vdekjes së Bernie Mac në vitin 2008 - i cili luajti Frank Catton në film.

Megjithatë, Matt Damon shprehu interes për një film tjetër gjatë një interviste në “Good Morning America” vitin e kaluar, por ai tha se e ardhmja e vazhdimit të filmit varet nga regjisori Steven Soderbergh.

62462257 11217599 image a 152 1663280962901

"Do të ishte gjithmonë në dorën e Steven Soderbergh nëse do të kishte një histori. Ne kemi humbur disa nga anëtarët tanë, kështu që duhet ta kuptojmë, ne jemi një bandë e varfëruar tani", tha Damon.

Matt i referohej aktorit Carl Reiner, i cili luajti personazhin Saul Bloom në film, që vdiq në vitin 2020 në moshën 98-vjeçare. /Telegrafi/