LAJMI I FUNDIT:

Gentrit Halili i larguari i radhës nga Ballkani? Dy oferta nga Hungaria për mbrojtësin e talentuar

Gentrit Halili i larguari i radhës nga Ballkani? Dy oferta nga Hungaria për mbrojtësin e talentuar

Ballkani mund të përballet me një tjetër largim shumë të rëndësishëm gjatë afatit kalimtar veror.

Pas largimit të dy kapitenëve Edvin Kuc dhe Armend Thaqit si dhe top futbollistit Nazmi Gripshi, suharekasit mund të mbesin edhe pa mbrojtësin e talentuar Gentrit Halili.

Ylli ferizajas ka shkëlqyer në vitin e tij të parë me fanellën e Ballkanit dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave evropiane.


Telegrafi mëson se dy klube hungareze janë në negociata me agjentin e lojtarit Haris Fakic.

Bëhet fjalë për dy klube të respektuara në elitën e futbollit hungarez, por që burimet e Telegrafit kanë hezituar t’i publikojnë emrat për shkak të negociatave.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 39 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar edhe katër gola e duke asistuar në dy të tjerë.

Dy klubet nga elita e futbollit hungarez janë pajtuar t’i plotësojnë të gjitha kushtet lojtarit, megjithatë tani do të kenë punë me Ballkanin.

Përfaqësuesit e lojtarit dhe familja e tij i kanë bërë me dije klubeve hungareze se duhet bindur Ballkani për ta lënë të lirë Halilin i cili është i gatshëm ta bëj një hap para në karrierën e tij.

Dy javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare, pasi në adresë të Ballkanit do të vijnë ofertat zyrtare nga dy klubet hungareze dhe do të fillojnë negociatat zyrtarisht për transferimin e Halilit në elitën e futbollit hungarez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori