Këngëtarja Genta Ismajli vazhdon të jetë mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, teksa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.


Së fundmi, Ismajli ka publikuar për fansat një video mjaft provokuese, ku shfaqet teksa bën 'twerk'.

E kthyer mbrapa nga kamera, këngëtarja nga Gjilani ka vënë në pah të pasmet e saj, ndërsa ka rrëmbyer vëmendjen e fansave.

Genta ndërkohë është shumë aktive me koncerte të shumta, gjersa pritet që gjatë verës të sjellë edhe një tjetër projekt të ri muzikor.

Përndryshe, "Zjarr" mban titullin kënga e saj e fundit, e cila është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/