Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, është një nga personazhet më të përfolura në showbizin tonë.

Ajo gjithashtu po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet më të frekuentuara sociale.


Ismajli shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe ato provokuese.

62545731 712159356278638 3985409649854644224 n Genta Ismajli (Foto: Instagram/genta.ismajli)

Së fundmi, Genta ka sjell disa video duke kërcyer dhe duke bërë lëvizje mjaft atraktive para kamerës.

Këngëtarja nuk ka bërë të ditur nëse këto videot e fundit janë pjesë e ndonjë klipi të saj të ri, megjithatë ka marrë komente të shumta nga ndjekësit për paraqitjet.

Ndryshe, "Zjarr" titullohet kënga e fundit e publikuar nga Ismajli që në platformën YouTube numëron mbi një milion shikime. /Telegrafi/

62187447 820446678335513 1220702913240760320 n Genta Ismajli (Foto: Instagram/genta.ismajli)