Rep-artisti i njohur, Gent Fatali, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.

Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale, duke ndarë kështu postime nga më të ndryshmet nga jeta e tij personale e profesionale.


Ndërkaq, përmes një postimi të fundit në rrjetin social Instagram, Genti ka bërë të ditur se ka të gatshëm bashkëpunimin e radhës.

“Një super bombë po vjen”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Imazhi i ndarë është shkrepur gjatë xhirimeve të klipit, ndërsa reperi ka pozuar mbi një piano.

Kujtojmë se para një viti, artisti shqiptar kishte lansuar këngën e fundit “Ma Jolie”, që deri më tani ka arritur mbi katër milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/