Gënjeshtrat që duhet t’i mësoni nëse ndesheni me njerëz dashakeqës – ekspertja jep këto këshilla “për të mbijetuar”
Një studiuese e fushës së psikologjisë dhe e kriminalistikës e njohur si Dannah Eve ka treguar se në cilat raste njerëzit duhet të mësojnë të gënjejnë, për t’u mbrojtur nga personat që mund të kenë qëllime të këqija kundrejt tyre.
Eve, zbuloi se me vite i ka aplikuar këto këshilla tek vetja për ta mbajtur veten të mbrojtur – dhe ja pse duhet ta bëni të njëjtën gjë edhe ju, shkruan The Sun.
“Një këshillë sigurie që e kam aplikuar në jetën time që kur isha e re është të gënjeja për të mbijetuar dhe për t’u ndier e mbrojtur për sigurinë time”, thotë ajo.
“Nëse ndonjëherë e gjeni veten në një situatë ku dikush ju pyet: ‘A e di dikush që jeni këtu?’ përgjigjja e juaj në 100 për qind të rasteve duhet të jetë: Po”.
Dannah është e diplomuar në fushën e psikologjisë dhe kriminalistikës dhe ka ndarë një sërë këshillash se si të mbroheni nga njerëzit që mund të kenë qëllime të këqija ndaj jush dhe e vëreni veten se jeni në rrezik.
@dannah_eve ⚠️ A safety tip I’ve applied to my own life since I was a young girl… #femalesafety #safetytipsforwomen #safetytipsforgirls #situationalawareness #streetsmarts #streetsmart #femalesafetytips #situationalawareness #femaleempowerment? #safetytipstiktok #safetytipsandtechniques #safetytips101 ♬ original sound – Dannah Eve
Njëra ndër to është që të mos i tregoni asnjëherë ndonjë njeri të huaj se jeni vetëm në një vend publik.
Ajo vuri në dukje se ishte e rëndësishme ta praktikoni këtë jashtë këtyre situatave, në mënyrë që të duket më e besueshme dhe se nuk duhet të ndiheni keq që jeni “mashtrues” në këto skenarë.
Ja në cilat raste duhet të mësoni të gënjeni për t’u mbrojtur për sigurinë tuaj.
Gjatë rrugës për në shtëpi
Edhe nëse arrini në objektin tuaj të banimit ose në rrugë, nëse një i huaj ju afrohet duke ju pyetur nëse jetoni këtu – ju gjithmonë duhet të thoni “jo”.
Në vend të kësaj, Dannah rekomandon të thoni se po takoheni me miqtë tuaj që jetojnë aty ose me familjarë.
Kur hipni në taksi
Është shumë e zakonshme të bësh “muhabet” me shoferin e taksisë – dhe shpesh ata pyesin nëse ky është vendi ku jetoni.
Shpesh, është një pyetje e padëmshme, por është më mirë të ndiheni e sigurt se sa të ndiheni në faj, kështu që ekspertja rekomandon të gënjeni.
“Këtu mund të përgjigjeni me ‘jo’, dhe thjesht të thoni se jeni duke vizituar miqtë tuaj”, u shpreh ajo.
“Ose mund të thoni, ‘do të kisha dashur të banoja këtu, por jo’”.
Në një bar
Ndoshta ju pëlqen ndonjëherë të shijoni një pije në një bar, pas një dite të vështirë në punë.
Por mund të jetë situatë frikësuese të jeni vetëm – veçanërisht nëse dikush ju afrohet.
Dannah thotë se nëse dikush ju afrohet dhe e ndjeni se nuk ka ‘tempo’ të mirë dhe ju pyet se çfarë po bëni vetëm, atëherë sipas saj, ju duhet t’i thoni se po e prisni dikë, të dashurin, apo miqtë tuaj.
Gjatë një vizite në ndonjë qytet
Vizita e një qyteti të ri mund të jetë emocionuese, për të parë monumente dhe për të takuar njerëz të ri.
Por, ekspertja e kriminalistikës sugjeron që kurrsesi nuk duhet t’i tregoni dikujt që jeni turist, sidomos nëse jeni vetëm.
“Thjesht thoni që po vizitoni miqtë tuaj, por se keni jetuar aty pranë në ndonjë lagje”, këshilloi ajo mes tjerash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëModelet e vjetra të flokëve nga vitet '90 janë rikthyer në modë dhe u pëlqejnë të gjithave
Rikthehen xhinset e ngushta: Si t'i vishni dhe ‘rrëmbeni’ vëmendjen
Nëse bëni seks në këto pozicione, do të keni binjakë!
Jeni gati për trendin e çuditshëm? Ky është modeli i ballukeve që do ta shihni gjithandej
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës