Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ditë më parë njoftoi fansat se është në përgatitje të albumit të ri.

Por, duket se para lansimit të albumit ai do të sjellë këngë e bashkëpunime të ndryshme deri në muajin tetor.


Një të tillë e ka paralajmëruar edhe së fundmi, ku ka bërë të ditur se po vjen në duet me artistin Granit Ismajli.

gencprelvukaj 106635879 607147383519252 9093186736300487536 n Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

“Lek i madh” titullohet kënga, e cila pritet që së shpejti të prezantohet para publikut e fansave të dyshes.

Siç thekson edhe reperi, këtë bashkëpunim ia ka dedikuar shtresës së pasur përfshirë këtu biznesmenët, fëmijët e politikanëve dhe trafikantët.

“Kënga godet meshkujt e paedukatë e të pakulturë, fëmijë apo të afërm të zyrtarëve shtetërorë, biznesmenëve, trafikantëve dhe secilit të pasuruar paligjshëm, që na irritojnë me idiotësinë e tyre çdo ditë”, ka shkruar ai mes tjerash.

gencprelvukaj 106915464 3356676121049810 602099629669999912 n Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

Përkundër zbulimit të këtyre detajeve, Genci nuk ka treguar një datë të saktë të publikimit të "Lek i madh". /Telegrafi/