LAJMI I FUNDIT:

Gen Zeqiraj shpjegon rëndësinë e proteinave

Gen Zeqiraj shpjegon rëndësinë e proteinave

Proteinat janë të domosdoshme për shëndetin e njeriut. Ato shpërbëhen në aminoacide të cilat janë blloqe ndërtuese të proteinave dhe janë bazë e indit muskulor, thonjve, flokëve, lëkurës, organeve të brendshme, etj.

Proteinat e indit muskulor dallohen nga proteinat e kafshëve dhe peshqve, ndërsa edhe më shumë nga proteinat e botës bimore.

Përveç kësaj, molekulat e proteinave janë shumë të mëdha që të mund të transportohen nëpërmjet qarkullimit të gjakut deri te vendi i shfrytëzimit të tyre.

Këto janë arsyet kryesore për çka organizmi jonë të gjitha proteinat e marra, së pari i tretë në njësi më të vogla që quhen amino-acide.

Amino-acidet nga sistemi i tretjes kalojnë në qarkullim të gjakut, e mandej nga aty transportohen deri te vendi ku ka nevojë për to.

Amino-acidet në të vërtetë janë material ndërtues për të gjitha indet e trupit tonë dhe jo vetëm kaq.

Proteinat kryejnë një sërë procesesh në organizëm si replikim të ADN-së, rol të rëndësishëm në metabolizëm, transportojnë molekula të rëndësishme për jetën, etj.

Marrja me sport nënkupton edhe rritjen e shpenzimit të energjisë. Pa furnizime adekuate të energjisë, përpjekjet fizike shkaktojnë rraskapitje të muskulaturës dhe agoni psikike.

Në mënyrë që të shmanget kjo, është e nevojshme të merret ushqim i mjaftueshëm adekuat. Mirëpo, sasia e madhe e ushqimit e ngarkon stomakun, si dhe për tretjen e tij gjithashtu nevojitet energji.

Për këtë, në muskuj arrin sasi më e vogël e energjisë sesa përmban ushqimi i konsumuar dhe kjo energji bëhet e ofrueshme vetëm disa orë pas konsumimit.

Nga ana tjetër, gati çdo ushqim përmban kalori të padëshirueshme – ato vështirë treten, kanë tendencë të depozitimit në shtresat e yndyrave dhe në shumicën e rasteve negativisht shfaqen në formën sportive.

E gjithë kjo ndikon në zvogëlimin e rezultateve sportive që arrihen në trajnim, gara dhe estetikë. Në mënyrë që të kemi rezultate sa më të larta sportive, dikur ka qenë e nevojshme marrja e sasisë së madhe të ushqimit.

Por, kjo është gjë e shtrenjtë, e mundshme, merr shumë kohë dhe është e dëmshme, ndonëse që nuk ka pasur alternativë tjetër për rritjen e forcës, qëndrueshmërisë dhe masës muskulore.

Kjo është arsyeja kryesore se përse iu është qasur zhvillimit të suplementeve të ushqimit sportiv, i cili siguron materie ushqyese të nevojshme në formë më të pastër, të lehtë për përgatitje dhe të këndshme për konsumim. Përveç kësaj, materiet ushqyese duhet t’i jenë në dispozicion organizmit menjëherë pas marrjes dhe me shpenzim të vogël të energjisë.

Proteinat janë materie që gjenden në themel të tërë indit të njeriut dhe të muskujve. Nëpërmjet ushqimit çdo ditë marrim sasi të caktuara që ppos shumë funksioneve shfrytëzohen edhe për zëvendësimin e proteinave, të cilat në trupin tonë gradualisht shkatërrohen, madje edhe gjatë fjetjes.

Nëse gjatë ushqimit nuk marrim sasi të mjaftueshme të proteinave, rrënimi i proteinave muskulore mbisundon ndërtimin e tyre, kështu që muskulatura humb në masë.

Nëse synojmë ruajtjen (zhvillimin) e masës muskulore, kjo duhet penguar.

Për këtë nevojitet një furnizim i posaçëm me proteina nga ushqimi në mënyrë që t’i mundësojmë organizmit që të marrë sasi të nevojshme për muskujt e sapo formuar.

Konkretisht, kjo nënkupton se është e nevojshme që proteinat çdo ditë të jenë prezentë në ushqim gjatë tërë ditës në një sasi të llogaritur mirë.

Gjatë trajnimit (dhe situatave tjera stresuese) procesi i shpërbërjes rritet, e vazhdon të zhvillohet më tepër edhe në periudhën pas sforcimeve fizike. Kjo është arsyeja kryesore se përse nevojat e një sportisti janë shumë më të mëdha në krahasim me personat tjerë jo aktiv.

Me qëllim të rritjes së masës muskulore, është e domosdoshme të merren edhe më shumë proteina kualitative në organizëm ashtu që ndërtimi të jetë më i madh sesa shpërbërja (shkatërrimi/katabolizmi) i proteinave muskulore.

Sado që të angazhoheni në stërvitje, pa marrje adekuate të proteinave nuk ka rritje të vëllimit të qelizave muskulore.

Por, a mund të ketë efekte negative përdorimi i tepërt i proteinave?

Si çdo ushqim tjetër, edhe konsumimi i proteinave duhet kontrolluar. Zakonisht masa e proteinave të konsumuara duhet të jetë e llogaritur në bazë të peshës trupore dhe aktivitetit fizike.

Për këtë mirë është të bazohemi te rekomandimet e prodhuesve. Ndërkohë, personat që kanë probleme shëndetësore paraprakisht gjithsesi duhet të konsultohen me mjekun e tyre.

A mund të përdorim proteina edhe nëse nuk jemi aktiv me ushtrime fizike?

Varësisht nga qëllimi që kemi, përdorimi i proteinës mund të përshtatet. Përdorimi i saj nuk duhet ndërkrehet në ditët kur bëjmë pushim, sepse posaçërisht ato janë ditët kur formohen muskujt. Ato mund të përdoren edhe kur keni ndonjë lëndim momental apo edhe kur për shkak të pushimeve nuk mund të gjeni kohë për palestër, sepse duke përdorur proteina shtesë ju e shmangni shkatërrimin e muskujve.

A ndikon proteina në humbjen e peshës?

Ekzistojnë suplemente të përshtatshme të cilat rrisin metabolizmin dhe ndihmojnë në shfrytëzimin e indit dhjamor si energji. Mund të përmendim këtu: L-carnitine, acidin linoleik të konjuguar (CLA), ekstraktin e çajit të gjelbër, kolinin, inositolin, insulinën, kofeinën, etj. Këto e shpejtojnë metabolizmin, por efektin më të mirë e kanë kur shoqërohen me aktivitet fizike.

A preferohen proteinat për dy gjinitë?

Proteinat janë të domosdoshme për të dy gjinitë. Trupi i mashkullit kërkon më shumë për shkak se pesha e tij zakonisht është më e madhe, ndonëse fibra muskulore është e njëjtë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori