Geer: Nismat rajonale nuk janë alternativë për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Euroambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer, në panel diskutimin e sotëm “Nismat rajonale dhe integrimi evropian”, tha se nismat rajonale nuk janë alternativë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Jemi në kohën kur kemi dinamikë të caktuar. Vazhdimisht themi se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë proces i mirë eurointegrues dhe janë shtylla e integrimit evropian. Ky vend ka një reputacion solid në rajon për promovimin e dialogut, bashkëpunimit dhe sigurisë. Duke bartur përvojat e saja në nivel ndërkombëtar, këtë e pamë edhe përmes Forumit të Prespës, ndërsa tash Maqedonia e Veriut ishte nikoqire ndërmjet Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Geer në panelin e mbajtur sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme i organizuar nga Klubi diplomatik Shkup dhe Universiteti Amerikan në Shkup, me rastin e Ditës së Diplomacisë së Maqedonisë.
Geer rikujtoi se Maqedonia e Veriut bëri progres të madh në rrugës e saj eurointegruese gjatë viteve të fundit, ndërsa bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE duhet të shkojnë barabartë.
“Tani diskutojmë për treg të përbashkët të Ballkanit Perëndimor si element për integrim. Ajo që u miratua në Sofje në vitin 2020, do të thotë lëvizje e lirë e shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. Mbulimi i aspekteve të digjitalizimit, investime dhe inovacione dhe politika industriale, e gjithë kjo mund të promovojë integrim më të mirë rajonal dhe ekonomik si integrim vital në tregun e BE-së”, u shpreh Geer./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFestuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij
Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?
Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës