Geer: Maqedonia e Veriut duhet të harmonizojë legjislacionin me standardet e BE-së
“Maqedonia e Veriut ka përgatitur shumë strategji dhe dokumente, ka krijuar edhe politika, por tani fokusi duhet të vihet në zbatimin. Vendi duhet të harmonizojë urgjentisht legjislacionin nacional me standardet dhe legjislacionin më të ri të BE-së për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik, në mënyrë që të mbajë hapin me tendencat e zhvillimit të Unionit. Gjithashtu do të duhet të krijojë mekanizmat e nevojshëm për të qenë pjesë e skemës së shkëmbimit të energjisë së BE-së në të ardhmen”.
Këtë e tha ambasadori i BE-së në vend David Geer. Në fjalimin në Forumin e 7-të për energjetikë (FEM), Geer theksoi se prodhimi në Maqedoninë e Veriut në masë të madhe varet nga importi i lëndëve djegëse fosile – gazi, qymyri, derivatet e naftës të cilat janë subjekt i luhatjeve të çmimeve, si dhe ndërprerjeve të mundshme rreth furnizimit.
Sipas tij, kriza ka treguar se është mirë të kemi një treg energjetik funksional, i cili do të ofrojë shërbime cilësore, siguri në furnizim, por edhe çmime të kapshme dhe kjo do të thotë se duhet të investuar shumë. Geer tha se tranzicioni i gjelbër kërkon zgjidhje të zgjuara.
Procesi, tha ai, nuk është as i lehtë dhe as i shpejtë dhe është shumë e rëndësishme që kalimi nga lëndët djegëse fosile në energjinë e gjelbër të ndodhë në mënyrë të drejtë. Ai theksoi se të gjithë ata që punojnë në sektorin e energjetikës do të duhet të kalojnë trajnime të reja dhe të zotërojnë aftësi të reja.
“Gjithçka që përmenda tani duhet të përfshihet në listën e gjatë të punëve që duhen përmbushur. Duke parë përpara, ne duhet të avancojmë mundësitë ekzistuese. Maqedonia e Veriut ka shumë resurse natyrore, erë, ujë, diell dhe ka një potencial të madh për t’i ushqyer këto burime të rinovueshme. Është i nevojshëm një koordinim efektiv mes institucioneve dhe të gjithë aktorëve përkatës, të mbështetur nga resurset njerëzore dhe financiare. E di që kjo do të jetë një sfidë e madhe për qeverinë e re. Do të jetë shumë e rëndësishme që legjislacioni nacional të harmonizohet urgjentisht me standardet më të reja të BE-së dhe legjislacionin evropian për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik, për të ecur në hap me trendët e zhvillimit të BE-së”, tha Geer./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025