LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Qytetarët të votojnë për vlerat demokratike, koalicioni i territ duhet të shkojë në shtëpi (Video)

Gecaj: Qytetarët të votojnë për vlerat demokratike, koalicioni i territ duhet të shkojë në shtëpi (Video)

Bajram Gecaj nga LDK, ka thënë se ka pasur një dëshirë të jashtëzakonshme të elektorati për ta pasur një marrëveshje me Vetëvendosjen për një listë zgjedhore të përbashkët, po kjo nuk ndodhi.

Ai ka thënë se kaluara duhet me mbet në histori, dhe metodat e Vetëvendosjes nuk duhet të përsëriten.


Sipas tij, e keqja më e madhe në këtë mes është PDK, se sa Vetëvendosja.

“Koalicionin e territ duhet ta qojmë në shtëpi, sepse ai u bë krejt në terr”, ka thënë Gecaj në Rrokum Roll, duke shtuar se LDK-AKR-Alternativa është koalicion i shpresës.

Sipas tij, për dy vjet e gjysmë Qeveria e Isa Mustafës ka arrit me ndalë krimin dhe korrupsionin, por sukseset e LDK-së e penguan PDK-në ngase ajo është friguar se më nuk mundet t’i fitojë zgjedhjet, prandaj edhe e rrëzuan Qeverinë.

“Qeveria ka ecë mirë, dhe për herë të parë, ka pasur një pozitivistet të madh”, u shpreh Gecaj, duke mos harruar se e vetmja pjese e cila nuk ka ece ka qenë ajo për Demarkacionin.

Gecaj për fund ka thënë se qytetarët i kanë dy zgjedhje në tavolinë: Me i votuar vlerat demokratike apo marksistët e leninistët të koalicionit të territ dhe të frikës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori