LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Haradinaj do zvarritje të demarkacionit për mbajtje të pushtetit

Gecaj: Haradinaj do zvarritje të demarkacionit për mbajtje të pushtetit

Këshilltari i Isa Mustafës dhe ish zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj, po zvarrit çështjen e liberalizimit të vizave vetëm që t’i zgjasë mandati qeverisës.

Ka thënë se liberalizimi i vizave nuk do të ndodh shpejt, madje se nuk ka indikacione as nga Mali i Zi që të pajtohet me rishqyrtimin apo dërgimin e çështjes së arbitrazhit në gjykatë.


Postimi i Gecajt në Facebook:

“Kryeministri: Demarkacioni në Arbitrazh, lajme të mira për vizat deri në fund të vitit”

Ose kryeministri është i “mbërrimë” e “din diçka” ose të gjithë ne tjerët nuk po dimë bash asgjë. Asnjë indikacion bash nga askush se mund të kemi shpejt liberalizim vizash nuk ka. As Mali i Zi nuk ka dhënë bash asnjë indikacion se mund të pajtohet me rishqyrtimin apo dërgimin e çështjes në gjykatë të arbitrazhit. Sa na po dimë e sa na po shohim, qëllimi është kryekëput zvarritja e çështjes deri në pakufi, me shpresë se kjo edhe do ti zgjasë mandatin qeverisës. Qytetarët e Kosovës do të duhej ta kishin liberalizimin e vizave para së paku dy vitesh. Ky kryeministër dhe kjo nomenklaturë e kanë penguar këtë atëherë dhe po e bëjnë edhe tani. Dhe pse? Vetëm për hir të dikur marrjes dhe tani mbajtjes së pushtetit!”, ka shkruar Gecaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori