LAJMI I FUNDIT:

Gecaj e quan Nikoliqin, varrmihësi i Beogradit

Gecaj e quan Nikoliqin, varrmihësi i Beogradit

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit serb Tomisllav Nikoliq të mbajtur dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Gecaj në një postim në Facebook, ka shkruar se Nikoliq është vorraxhiu i Beogradit dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Kasapit të Ballkanit.


Postimi i plotë:

VARRMIHËSI LIGJËRUES
Vorraxhiu i Beogradit dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Kasapit të Ballkanit, Presidenti i tanishëm i Serbisë Tomisllav Nikoliq, na paska mbajt një ligjëratë banale dje në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me moton “mbrojtja më e mirë është sulmi vetë”, Nikoliq paska etiketuar komandantë të UÇK-së si “jo-njerëz”, duke harruar se mu ai vetë ishte pjesë e makinerisë ndër më jonjerëzoret dhe më vrastaret në trojet e Evropës së pas Luftës së Dytë Botërore. Krijimi i ushtrisë moderne të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me demokracitë më të avancuara botërore, është mëse e sigurt se nuk do të rrezikoi askënd si jashtë ashtu edhe brendapërbrenda Republikës së Kosovës. Ushtria e vetme e rrezikshme dhe vrastare në këtë rejon ishte dhe sipas gjasash ende mbetet mu ajo nën komandën e këtij varrmihësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori