LAJMI I FUNDIT:

Gazrat që lëshoi gjatë operimit me laser, shkaktuan zjarr të madh në sallë (Foto)

Gazrat që lëshoi gjatë operimit me laser, shkaktuan zjarr të madh në sallë (Foto)

Pacientja 30-vjeçare që mbetet e paemëruar, i është nënshtruar një intervenimi me laser për të shëruar një çrregullim në zverk, në një klinikë të Tokios së Japonisë.

Gjithçka ka qenë në rregull derisa ajo nuk ka lëshuar gazra, të cilat sapo kanë rënë në kontakt me rrezet e laserit, kanë eksploduar, transmeton Telegrafi.


Për pasojë, salla e operimit është përfshirë nga flakët, ndërsa më së keqi ka pësuar pacientja.

Ajo ka marrë djegie të shkallës së dytë, prej gishtave të këmbëve deri të gjoksi. Por, stafi mjekësorë nuk janë prekur nga flakët.

TOKYO - JANUARY 18: (L to R) The Tokyo University Hospital is pictured January 18, 2003 in Tokyo. An operation to remove Emperor Akihito's cancerous prostate gland was successfully performed. The operation lasted three hours and 40 minutes and according to the surgeons, there were no signs that the disease had spread. (Photo by Koichi Kamoshida/Getty Images)

“Kur gazrat kanë dalë përjashta, janë ndezur nga radiacioni i laserit dhe e kanë shkaktuar zjarrin. Në sallën e operimit, nuk është gjetur ndonjë mjet që ndizet”, shkruan në raportin e një grupi ekspertësh, që e kanë hulumtuar rastin.

Në anën tjetër, viktima pranon se gjithçka ka ndodhur kur ajo ka liruar gazra dhe nuk dëshiron ta padisë klinikën. /Telegrafi/