LAJMI I FUNDIT:

Gazmend Gjyshinca: Kujtim Shala dhe Arben Gashi më ngrehen nga krahu dhe më thanë budalla

Gazmend Gjyshinca: Kujtim Shala dhe Arben Gashi më ngrehen nga krahu dhe më thanë budalla

Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, thotë se deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim, Shala, sulmuan atë fizikisht pasi dolën nga salla e Komisionit për Punë të Jashtme.

Ai tha se ata e shanë dhe e ofenduan duke iu drejtuar edhe me termin “budalla”, si dhe tha që e kanë ngrehur për krahu duke e kanosur, njofton Klan Kosova.

“Me të dalë nga salla u rrethova nga Arben Gashi, Kujtim Shala Doruntinë Maloku që ka ushtruar presion verbal, por ajo nuk më ka prekur fizikisht. Shala dhe Gashi kanë tentuar të më ngrehin në tentim të hollit të Kuvendit duke më thënë: Eja dalim jashtë se kemi punë me ty. Ti s’mund të na thuash ashtu se a e dini kush jemi ne?. Jam sulmuar dhe kam shenja në trup, në krahun e djathë, që jam fotografuar para policisë”.

“Kur u sulmova fizikisht kam bërë hapa prapa duke tentuar t’i shmangem asaj, sepse s’e kuptova se si dy deputetë e sulmojnë kolegun e tyre. Pas asaj e kam nxjerrë telefonin me idenë si mbrojtje dhe për t’i ndalë që më pas ta shfrytëzoja rrjetin social dhe transparencën digjitale. Kur e kam nxjerrë telefonin për një moment ata kanë ndryshuar qasje menjëherë”.

Pse do ta nxirrja telefonin nëse do t’i sulmoja unë?”.

“Më kanë sharë dhe ofenduar në inteligjencën time me termin “budalla”. Është e papranueshme. Jo sepse mund të legjitimohet, por është e papranueshme që akademiku i vendit tim të bie në këtë nivel. Deri ku mund të shkojë degradimi në këtë vend?”.

Për mohimet e Shalës dhe Gashit se ky incident nuk ndodhi dhe se nuk e kanë sulmuar, Gjyshinca thotë se janë të pavërteta.

“Ajo çfarë duhet të saktësohet është që këtu s’kemi të bëjmë me një rrahje, por kemi të bëjmë me një sulm fizik prej dy deputetëve të LDK-së. Ka sulmues dhe të sulmuar këtu dhe absolutisht i sulmuari jam unë”.

Gjyshinca tha se ka kërkuar që të zbardhen pamjet që kanë kapur përplasjen edhe për publikun.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori