Ivan Gazidis ka thënë se njerëzit e klubit janë duke punuar çdo ditë dhe shpreson se ndeshja e kësaj fundjave me Juventusin mund të ndihmojë Milanin në rrugën për të qenë një klub i madh.

Kuqezinjtë janë në pozitë të keqe, më e keqja që nga viti 1994. Në prezantimin e një libri të ri mbi historinë e klubit, Gazidis foli para gazetarëve.


"Ne mësuam shumë sot për historinë e Milanit, por si një klub ne tani duam të krijojmë një histori të re".

GettyImages 1095012346 Paolo Maldini e Ivan Gazidis . (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

"Ekipi ynë është i ri dhe po rritet. Kemi humbur me Lazion, por duhet të besojmë. Ne po punojmë për të tashmen dhe të ardhmen”.

Milani luan ndaj Juventusit në fundjavë, ku e kërkon rikthimin te rezultatet pozitive.

“Ne do të luajmë kundër skuadrës më të mirë italiane. Jam i bindur që mund të vendosim një paraqitje të fortë kundër Juves”.

GettyImages 1179228468 AC Milan. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Unë mendoj se këso lloj ndeshjesh mund ta ndihmojë Milanit që të kthehet në rrugën për të qenë një klub i madh", ka thënë Gazidis.

/Telegrafi/

telegrafi sport app