LAJMI I FUNDIT:

Gazetë ditore dedikuar vetëm për iPad

Gazetë ditore dedikuar vetëm për iPad

Gazeta e parë ditore e dedikuar për iPad është gati për lansim. Të paktën kështu thuhet sipas disa mediave globale, të cilat thonë se pronari i njohur i mediave botërore – Rupert Murdoch është duke përgatitur një gazetë ditore e cila do të quhet “The Daily”.

Gazeta, e cila në tabletin e Apple do të vijë në formë të aplikacionit pritet të lëshohet gjatë kësaj jave, mirëpo disa zëra thonë se lansimi i saj do të vonohet edhe për disa javë të tjera.

News Corp tashmë ka hapur edhe një llogari në Twitter për “The Daily”, që na bën të kuptojmë edhe më shumë se po ofrohet dita kur ne do të kemi mundësinë të lexojmë një gazetë ditore e cila dedikohet vetëm për lexuesit e një pajisje të tillë si iPad.

Do të jetë interesante të shihet nëse gazeta ditore do të ketë sukses në iPad, ndërsa Steve Jobs me sa duket beson se po, duke e marrë parasysh faktin se kompania e tij tashmë e ka zhvilluar një model të veçantë të abonimit për pajisjet e saj që bazohen në iOS.


Mirëpo, dyshohet se suksesi i kësaj gazete do të jetë i mangët duke e ditur se ne çdo ditë mund të lexojmë me qindra lajme, pa pasur nevojë të paguajmë tarifa javore ose mujore, për një shërbim që na mundësohet falas. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori