Propaganda ruse, ndryshe nga vendet e tjera, po kërkon që ta minojë rrugën evropiane dhe politikat amerikane në Shqipëri.

Kështu thotë gazetarja dhe njohësja e çështjeve të sigurisë, Gerta Zaimi për The Geopost, duke shtuar se kanalet kryesore për propagandë në këtë vend janë mediet, bizneset, nostalgjikët e ish-BRSS dhe ata që paguhen për t’u infiltruar në rrjete.

Zaimi në këtë intervistë thekson se mesazhet e propagandës ruse janë të kollajshme për t’u perceptuar nga publiku shqiptar.

Sipas saj, rasti i Uzinës ushtarake të Gramshit, ku u kapën dy spiunë rusë dhe një ukrainas, është spiunazh klasik.

Intervista e plotë

Reklama

Si qëndron propaganda ruse në Shqipëri?

Në Shqipëri është ndryshe nga vendet tjera që janë vendet e ish-Jugosllavisë. Ndërhyrjet e Rusisë kur Shqipëria në 2009 është anëtarësuar në NATO ka qenë komplet ndryshe nga fushata që bëri me Malin e Zi dhe me Maqedoninë e Veriut.

Reklama

Mënyra se si ndërhynë propaganda ruse në Shqipëri është se nuk e ka një popullsi kaq besnike ndaj saj, mirëpo vepron mjaftë, e ngjashme si në vendet tjera, pra me pak ndryshime të veçanta.

Le të themi se në kanalet kryesore janë mediet, ku jo shpesh të ardhurat janë jo të deklaruara, me reklama nuk mund te arrijnë ta mbajnë veten. Jo të gjitha mediet, ku janë 800 prej tyre të regjistruara, arrijnë të mbijetojnë me të ardhurat e tyre. Nuk dihet një pjesë nga vijnë apo nuk vijnë këto të ardhura, ka medie offshore, kështu që kemi qindra apo mijëra mesazhe që jepen nga këto portale, të cilat janë te kategorive të ndryshme.

Reklama

Tjetra vjen nga biznesi, e që mban një pjesë të medieve, që kanë një lidhje të fortë furnizuese që merre nga Rusia, Serbia dhe Ukraina. Një pjesë tjetër vjen nga nostalgjikët e vjetër që i përkasin një brezi që kanë qenë me grada në ushtri, pra nostalgjikët e ish-BRSS-së. Ka edhe një pjesë tjetër, që janë të paguar, të stimuluar në forma të ndryshme për t’u rekrutuar nga organet ruse në rrjete.

Reklama

Pra, propaganda ruse është shumë e thjeshtë, ka mesazhe të kollajshme për t’i perceptuar nga publiku. Dy katalizatorët kryesor kanë qenë pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë, duke filluar nga 2014-ta me aneksimin e Krimesë.

Reklama

Rusët me anë të propagandës në Shqipëri kërkojnë të minojnë, ndryshe nga vendet me probleme tjera, politikat e BE-së dhe SHBA-së.

Shqipëria padyshim është vendi më pro-evropian, edhe Kosova është e përfshirë këtu brenda, ku në të gjitha sondazhet 80 për qind janë pro-hyrjes në BE.

Nuk ka politikan që haptazi të marrin anën e Rusisë, pastaj në underground, a ka, them se ka. Është më së e qartë se do të ketë, si të gjitha vendet e botës.

Rasti i fundit në uzinën ushtarake të Gramshit, çfarë në të vërtet ndodhi aty?

Reklama

Ky është një rast i vërtet spiunazhi, më i hapur i spiunazhit. Pa bërë spekulime nga ana politike, spiunazhi ekziston gjithandej.

Reklama

Këta erdhën në kohë të ndryshe dhe erdhën të fotografojnë, pra t’i marrin ato.

Pikëpyetja e madhe se pse në fabrikën e Gramshit, kur kjo uzinë është jo-aktive, që nuk është në funksion prej kohësh. Kjo është e vetmja pyetje që të lind në mënyrë shumë spontane, në momentin e parë.

Bllogerja ka shëtitur në shumë vende të botës për të njëjtat veprime, është thirrur nga policia për disa herë. Tani Ambasada ruse është në kërkim nga ata pse e duan mbrapsht, por mua më duket një rast klasik spiunazhi.

Çfarë po bënë Shqipëria për ta parandaluar propagandën ruse?

Reklama

Pothuajse asgjë. Shoh shumë pak lëvizje, nuk ka ndonjë debat real të intelektualëve nëpër think-tanke, nëpër universitete, nuk ka përgatitje për studentët. Pra, nuk shoh ndonjë debat kaq të fortë lidhur me të.

Reklama

Lufta e Ukrainës sigurisht që e ka hapur debatin, por në lidhje me influencën me të gjitha frontet se si vepron Rusia, nuk shoh të drejtën ndonjë organizim të fortë si kundërpërgjigje. /The Geopost/