Gazetarja ukrainase, Iryna Synelnyk duke derisa ka përmendur mos vënien e sanksioneve ndaj Rusisë nga Serbia, ka thënë se ka ardhur koha të qëndrojnë me ata që i mbështesin dhe ta njohin Kosovën.
Iryna Synelnyk dhe Luidmyla, gazetaret ukrainase të cilat kanë qëndruar në Kosovë e që tash janë kthyer në Ukraine për shkaqe familjare, kanë dërguar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, fotografi si shenjë falënderimi.
Synelnyk ka shkruar në Facebook se Ukraina ende nuk e njeh Republikën e Kosovës, e cila shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe Serbia vazhdon ta kundërshtojë zgjerimin e rrethit të vendeve që kanë marrëdhënie diplomatike me Prishtinën.
Ajo ka përmendur edhe takimin e presidenti serb Aleksandar Vuçiq me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë Samitit Ballkanik në Greqi.
“Megjithatë, pasi kanë marrë pjesë në platformën e Krimesë, të nesërmen përfaqësues të qeverisë serbe kanë deklaruar se nuk e kanë mbështetur Ukrainën në çështjen e deokupimit të Krimesë. Serbia jep ndihmë humanitare për Ukrainën, ka përpjekje të ndara për furnizim me armë por nuk ajo vendos sanksione kundër Rusisë, dhe shpesh ndryshon pozicion. Përfshirë edhe deklaratat: nëse “Ukraina e njeh Kosovën, një ditë do të humbasë gjithçka”. Serbia paraqet interesat ruse në Ballkan.”
“Së fundmi është parë promovimi i njërit prej kanaleve TG me sloganin – “Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”. Prandaj, mund të supozohet se ky vend do të veprojë sipas skenarëve të krijuar në Kremlin. Në anën tjetër, Kosova, qytetarët e së cilës i mbijetuan luftës së viteve 1998-1999, mreshtën Ukrainën pa falje, kështu që me shumë gjasa ka ardhur koha të qëndrojmë me ata që na mbështesin dhe nuk na vënë kushte. Është koha ta njohim Kosovën. Pas pjesëmarrjes në programin “Rezidenca në Kosovë” njeriu dëshiron të besojë se Kosova do të jetë vendi i parë me të cilin Ukraina do të përmirësojë marrëdhëniet diplomatike pas përfundimit fitimtar të luftës”, ka shkruar ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025