LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja ‘shkrihet’ së qeshuri kur i ftuari nuk po mund të hiqte filterin gjatë bisedës

Gazetarja ‘shkrihet’ së qeshuri kur i ftuari nuk po mund të hiqte filterin gjatë bisedës

Një prezantuese televizive ka shpërthyer në të qeshura pasi i ftuari i tij u shfaq me një filtër të aplikacionit Zoom që ishte një kapele e vogël pice derisa po përpiqej të gjente sfondin e duhur.

Alice Monfries, nga 9News Adelaide, nuk mund të ndalonte së qeshuri pasi i intervistuari i saj përjetoi disa vështirësi teknike gjatë një segmenti të martën, transmeton Telegrafi.

Mark Borlace, nga Shoqata Mbretërore e Automobilave, zgjodhi aksidentalisht një filtër që e bënte të dukej sikur kishte një kapele të vogël në kokë në formë pice.


Ai ishte përpjekur të zgjidhte një filtër që thjesht do të turbullonte sfondin, por në vend të kësaj zgjodhi një foto të një vajze që lante një makinë dhe më pas një burrë që po zhytej me një breshkë.

“Efektet e studios.. Si mund t’i rikthehem efektit të turbullimit, filtrave të studios”, thotë nën zë derisa Monfries vëren gabimet teknike dhe menjëherë fillon të qeshë.

Prezantuesja shihet duke mbuluar gojën me dorë në përpjekje për të përmbajtur të qeshurën para se të fshijë lotët nga e qeshura.

“Po do të dal dhe do të kthehem menjëherë”, thotë Borlace pasi vuri re kapelën.

“Mirë, mrekullueshëm”, ia kthen gazetarja derisa përpiqet ta merr veten nga e qeshura. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Aeroporti i Madridit po kërkon pronarin e

Aeroporti i Madridit po kërkon pronarin e "aeroplanit fantazmë" të braktisur dhjetë vjet më parë

Kalo në kategori