LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja serbe gjatë transmetimit live u mundua të demonstrojë “procesin” e fikjes së zjarrit, dështoi keq – pamjet bëhen virale

Gazetarja serbe gjatë transmetimit live u mundua të demonstrojë “procesin” e fikjes së zjarrit, dështoi keq – pamjet bëhen virale

Në programin e mëngjesit në televizionin e Serbisë “Prva”, ekipi i gazetarëve po lajmëroheshin drejtpërdrejtë dhe po tentonin të demonstronin se si edhe një grua mund ta fikë zjarrin me aparatin për fikjen e tij – por kurrë nuk kishte menduar se ajo do të bëhet hit në internet.

Gazetarja serbe kishte për detyrë që shikuesve t’ua shpjegojë sesi duhet në mënyrë të sigurt të fiket një zjarr, ku përkrah saj ishte edhe instruktori me përvojë që e ndezi zjarrin dhe ia dha asaj aparatin për ta fikur, transmeton Telegrafi.


“Milica i ka 60 kilogramë dhe është 170 centimetra e gjatë”, theksoi para kamerës.

Megjithatë Milica arriti me sukses ta aktivizojë aparatin për fikjen e zjarrit – duke mbajtur distanca, por aty filluan komplikimet.

“Mund t’i afrohet Milica”, dëgjohet instruktori duke i thënë gazetares.

Madje në një moment e tërë hapësira mbulohet me pluhurin e bardhë – përkatësisht tymin, ku shikuesit nuk e kishin të qartë se çfarë po ndodhte, pasi i tërë ekipi i gazetarëve nuk shiheshin fare.

Por, ajo çfarë mësoi Milica ishte se pavarësisht tentimeve të saj, zjarri vetëm sa vinte duke u rritur e zgjeruar.

“Më mirë të ketë tym sesa të digjemi”, tha gazetarja që u mundua ta “zbut situatën”.

“A po shihemi, kolegë të dashur”, pyetje gazetarja gjatë transmetimit live.

Videoja shpejtë u bë virale, e reagimet e saj kanë nxitur reagime të ashpra.

“Tani mund t’i telefononi zjarrfikësve. Më shumë se gjysmë ore kam qeshur”, ishin disa prej komenteve satirike. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Fun
Kalo në kategori