LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja kurde vritet në Mosul (Video)

Gazetarja kurde vritet në Mosul (Video)

Një gazetare që punon për një kanal televiziv kurd, është vrarë sot gjatë luftimeve ndërmjet trupave qeveritare dhe militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Mosul.

Organizata e lajmeve, Rudaw, ka njoftuar se gazetarja e saj, Shifa Gerdi, 30-vjeçare, është vrarë gjatë sulmit me bombë, ndërsa kameramani Younis Mustafa ishte plagosur.

Gazetarja Gerdi në çastin e eksplodimit ishte duke e udhëhequr një program special për ofensivën në Mosul.


Gjatë operacionit të ushtrisë irakiane për marrjen e kontrollit në Mosul, janë plagosur disa gazetarë, ndërsa reporteri i televizionit të Irakut, Ali Raysan, ishte vrarë derisa raportonte për luftime në muajin tetor të vitit të kaluar.

Iraku është njëri nga vendet më të rrezikshme për gazetarët.

Në indeksin e Lirisë Botërore të Shtypit për vitin 2016 të organizatës Reporterët pa Kufij, Iraku plasohej në vendin e 158-të në listën prej 180 shteteve.

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori