LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja kishte bërë një postim të fundit, katër minuta para se të vritej në rrugët e Irlandës së Veriut (Foto)

Gazetarja kishte bërë një postim të fundit, katër minuta para se të vritej në rrugët e Irlandës së Veriut (Foto)

Një postim në të cilin ajo përshkruante gjendjen në teren ka qenë i fundit për gazetaren hulumtuese Lyra McKee pak para se ajo të qëllohej për vdekje gjatë trazirave në rrugët e Derry, Irlandë e Veriut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, McKee, 29 vjeçe, u qëllua nga një plumb në kokë, kur një person i armatosur hodhi një numër të shtënash në drejtim të policisë, në atë që forcat në Irlandën e Veriut po e trajtojnë si një “incident terrorist”.

Siç thuhet tutje, policia ka fajësuar grupin republikan disident “New IRA” për vrasjen e gazetares.


Gazetarja Lyra McKee qëllohet për vdekje, në një që po quhet si 'incident terrorist' në Irlandën e Veriut (Foto/Video)
Lexo po ashtu Gazetarja Lyra McKee qëllohet për vdekje, në një që po quhet si 'incident terrorist' në Irlandën e Veriut (Foto/Video)

Gjithashtu, përveç të shtënave, thuhet se nuk munguan as bombat e benzinës, tullat dhe shishet, që u hodhën në drejtim të veturave të policisë, të enjten në mbrëmje.

Në orën 10.56 të mbrëmjes, rreth katër minuta para se ajo të ishte plagosur për vdekje, znj. McKee postoi një foto të skenës me flakë dhe tym të dukshëm në distancë.

Ajo shkroi: “Derry sonte, çmenduri absolute”.

Fituesja e disa çmimeve, McKee, nga Belfast, ka punuar si redaktore për gazetën me bazë në Kaliforni, Mediagazer. Shkrimet e saj thuhet të jenë publikuar edhe nga media tjera.

Merret vesh se ajo ishte transferuar kohët e fundit në Derry për të jetuar me partnerin e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Evropa
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

Evropa
Kalo në kategori