LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja japoneze vdes nga puna e tepërt

Gazetarja japoneze vdes nga puna e tepërt

Miwa Sado, një reportere e medias japoneze “NHK”, ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare nga puna e tepërt.

Inspektorët kishin arritur në këtë përfundim vetëm pak muaj pasi ajo u nda nga jeta, që në korrik të vitit 2013. Por kompania mediatike ku ajo punonte e publikoi vetëm tani këtë fakt.

Vetëm në një muaj gazetarja kishtë bërë 159 orë shtesë, ndërsa në muajin para se të vdiste kishte pasur vetëm 2 ditë pushim.


 Për inspektorët ishte pikërisht prej orëve të tepërta të punës që të resë i pushoi zemra. Sado punonte në “NHK” që prej vitit 2005 fillimisht në Kagoshima e më pas e transferuan në Tokyo. Kompania tha se ishin në dijeni që gazetarja punonte shumë dhe se ka vend për përmirësim në ndërmarrjen e tyre, transmeton revistawho.com.

Miwa Sado është thjesht viktima e radhës nga “karoshi” që në japoni do të thotë “vdekja nga puna e tepërt”.

Në 18 muaj më shumë se 2 mijë njerëz janë vetëvrarë në Japoni sepse nuk arrinin të mbanin ritmet e profesionit të tyre. Ndërsa të tjerë si gazetarja në fjalë, kanë vdekur nga infarkti, mungesa e frymëmarrjes e patologji të tjera që shkakton stresi.

Qeveria japoneze po punon prej dy vjetësh për të zgjidhur problemin e vdekjeve nga puna e tepërt. Ndër propozimet ishte edhe miratimi i një limiti për orët ekstra në punë, duke gjobitur kompanitë që nuk e respektojnë.

Në trend Botë

Më shumë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori