LAJMI I FUNDIT:

Gazetari turk kap pamjet, Jeff Bezos shihet duke hyrë në ndërtesën ku Jamal Khashoggi u vra një vit më parë

Gazetari turk kap pamjet, Jeff Bezos shihet duke hyrë në ndërtesën ku Jamal Khashoggi u vra një vit më parë

Jeff Bezos, pronari i Washington Post, ndoqi një ngjarje në konsullatën Saudite në Stamboll të mërkurën, e cila është mbajtur për gazetarin e vrarë, Jamal Khashoggi.

Siç shkruan Business Insider, Khashoggi, një kritik i princit të kurorës saudite Mohammed bin Salman, u vra në 2 tetor 2018, nga agjentët sauditë pasi hyri në konsullatë për të mbledhur dokumente martese.

Princi saudit pranon përgjegjësinë: Vrasja e Khashoggit 'ndodhi para syve të mi'
Lexo po ashtu Princi saudit pranon përgjegjësinë: Vrasja e Khashoggit 'ndodhi para syve të mi'

Dhe Bezos, i filmuar nga analisti politik dhe gazetari Yusuf Erim, u pa duke dalë nga një makinë e zezë dhe duke hyrë aty, e cila është shitur në dhe nuk është më një konsull saudit.


Khashoggi shkroi artikuj që kritikonin princin e kurorës Saudite, të cilat u botuan nga Washington Post, të cilën Bezos e bleu në vitin 2014 për 250 milionë dollarë.

Bezos, i cili gjithashtu është pronar i Amazon, asnjëherë nuk e ka komentuar publikisht vrasjen.

Ministria e Jashtme Saudite “fshehtas dhe shpejt” shiti konsullatën me një çmim “të shkurtuar” në shtator, njoftoi transmetuesi turk HaberTurk.

Ngjarja Përkujtimore për Jamal Khashoggi filloi në 1:14 të pasdites ditën e mërkurë – koha e saktë kur Khashoggi ishte futur brenda, para se të vritej. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori