LAJMI I FUNDIT:

Gazetari hulumtues Artan Hoxha: Kokaina që u kap në Kosovë ka pastërti 92%, do të shkonte në Gjermani

Gazetari hulumtues Artan Hoxha: Kokaina që u kap në Kosovë ka pastërti 92%, do të shkonte në Gjermani

Gazetari hulumtues nga Shqipëria, Artan Hoxha ka folur për rastin e konfiskimit të sasisë së madhe të drogës në Lipjan.

Hoxha në “Debat Plus” thotë se droga e konfiskuar në Lipjan është e pastërtisë gati sa kristali.


“Kjo drogë e kalon pastërtinë e 92%, që është ndër pastërtitë më të mëdha të kokainës. Nuk do të ishte e mundur që ajo sasi të hidhej në treg ashtu. Pra nëse janë konfiskuar 400 kg kokainë të tillë, në treg do të hidhej trefishi i saj”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Kjo pastërti e kokainës i lejon trafikantët ta zbusin drogën dhe ta bëjnë të absorbueshme për klientët, pasi pastërtia aq e madhe rrezikon jetën e përdoruesve të saj”.

Gazetari hulumtues megjithatë thotë se ky duhet të jetë një alarm për autoritetet e Kosovës pasi Kosova po kthehet në bazë operacionale për trafikantët.

“Për fat të keq tashmë është provuar se territori i Kosovës po kthehet në një bazë operacionale të grupeve kriminale që merren me narkotrafikun”.

Hoxha thotë se kjo sasi e drogës nuk ishte e destinuar për tregun e  Kosovës e as për atë të Shqipërisë.

“Kjo drogë ishte destinuar për treguan e pasur të Bashkimit Evropian”.

Hoxha thotë se dyshimet i ka pasur që droga do të dërgohej në Ferizaj pasi sipas tij ky vend është pikë strategjike ky kryqëzohen shumë rrugë të Kosovës.

Gazetari hulumtues thotë se edhe në baze të ambalazhimit të ndryshëm kuptohet se droga ishte destinuar për disa organizata.

“Që nga paketimi në Brazil, droga ishte destinuar për organizata të ndryshme”.

Lumezi jep detaje për aksionin e sotëm: U konfiskuan 400 kg kokainë në vlerë 20 milionë euro
Lexo po ashtu Lumezi jep detaje për aksionin e sotëm: U konfiskuan 400 kg kokainë në vlerë 20 milionë euro

Hoxha dyshon se droga ishte destinuar për tregun gjerman pasi sipas tij atje ka grupe nga Kosova që merren me trafikimin e drogës.

Hulumtuesi thotë se trafikantët nga Amerika Latine sipas të gjitha gjasave edhe më parë e kanë testuar këtë rrugë të trafikimit të drogës.

“Është në praktikën e organizatave kriminale që në fillim ata testojnë sasi shumë më të ulëta të drogës. Pra në fillim ata kanë testuar sasi më të vogla, më pas kanë shkuar në sasi pak më të mëdha, për të ardhur deri te ajo që është konfiskuara sot. Trafikantët kanë fituar siguri se ky shteg është sigurt”, tregon ndër të tjera Artan Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori