Emily Ratajkowski, modelja më e famshme në rrjetet sociale ka dalë në mbrojtje të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump.

Në emër të të gjithë grave grave dhe të artit nudist, Emily Ratajkowski, përmes një statusi në “twitter” ka denoncuar një gazetar të "New York Times", i cili ka ofenduar Zonjën e Parë, transmeton TCH.


Gjatë bashkëbisedimit privat me modelen Ratajkowski, gazetari (emri i të cilit nuk dihet), ka ironizuar në mënyrë seksiste mbi të shkuarën e bashkëshortes së Presidentit të SHBA-ve.

“Ndërsa po bisedonim ai deklaroi se “Melania është një lavire”. Cilado qofshin bindjet e tua politike, është e drejtë që t’i denoncosh këto fjalë.”, - shkruan modelja.

Top modelja ka dalë në mbrojtje të Melanisë dhe pak orë më vonë Zonja e Parë e ka falenderuar publikisht atë. Më pas ka ardhur edhe reagimi zyrtar i “NYT” që i ka përcaktuar tërësisht të papërshtatshme fjalët e gazetarit, pa e identifikuar atë.

a1 1

a2 1

a3 1

a4 1

a5 1

a6

a7 1

a8 1

a9 1

a10 1

a11 1

a12 1

a13 1

a14 1

a15 1

a16 1

a17 1

a18 1