LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i BBC-së pyet kryeministrin britanik nëse i kreh flokët

Gazetari i BBC-së pyet kryeministrin britanik nëse i kreh flokët

Kryeministri britanik Boris Johnson ka kërkuar falje për flokët e tij, duke këmbëngulur se ai shpesh i kreh, pasi u “akuzua” nga një gazetar kur u pyet për këtë çështje.

Pas një interviste të realizuar me një gazetar të BBC-së, u pyet në formë shakaje se pse nuk kujdeset edhe aq shumë për flokët e tij, transmeton Telegrafi.

Gazetari i tha se e ëma e tij i ka kërkuar që ta pyes kryeministrin nëse “i kreh flokët”, sepse për përfaqësim të vendit duhet ta ketë frizurën në nivel.


“Flokët i keni gjithmonë të çrregullta dhe dëshironte të dinte”, i tha gazetari kryeministrit britanik.

Por kjo pyetje vetëm sa i shtoi dozën e humorit i cili iu përgjigj: “mund t’ju sigurojë se i kreh flokët – madje e kam një në zyre – të lutem i uron Krishtlindje sa më të mira të ëmës. Do të bëjë të pamundurën të dukem më mirë”. /Telegrafi/