LAJMI I FUNDIT:

Gazetarëve u duhet një sindikatë!

Gazetarëve u duhet një sindikatë!

Alban Zeneli

Kosova ka shënuar ngritje prej tri vendesh në indeksin e Reporterëve pa Kufi për vitin 2019, por sipas këtij raporti, liria e medias në vendin tonë vuan akoma nga mungesa e stabilitetit. Në këtë fushë duhet të diskutojmë edhe një problematikë që zakonisht nuk trajtohet nga këto raporte, për lirinë dhe të drejtat e gazetarëve si punëmarrës karshi pronarëve të bizneseve mediale ose punëdhënësve.


Problemet që gazetarët hasin në këto raporte janë të mëdha. Nëse i hedhim një sy publikimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës që flet për lirinë e mediave dhe gazetarëve, janë evidentuar raste të punës pa kontrata, censurës së gazetarëve nga punëdhënësit, e probleme tjera.

Përtej këtij raporti, nëse e trajtojmë qëndrueshmërinë e vendeve të punës së gazetarëve, dalin edhe probleme tjera. Së pari, kontratat afatshkurtra njëvjeçare ose edhe më të shkurtra me mediat bëjnë që gazetarët të ndihen të pasigurt në vendet e tyre të punës, rrjedhimisht kjo ndikon për të keq edhe në performancën e tyre në punë.

Duke përjashtuar disa media, gazetarët dhe punonjësit tjerë të mediave punojnë me vetëm një ditë pushimi në javë, gjë e cila është edhe në kundërshtim me Ligjin e Punës. Kjo mund të ketë ndikim edhe në cilësinë e prodhimit medial që bëhet nga këta gazetarë.

Edhe mungesa e kushteve të punës, siç është rasti i mjeteve të duhura për të përcjellë ngjarje që kanë mundësi të jenë të dhunshme; demonstratat, protestat, e raportimet nga terrene jo të zakonshme, është një shqetësim që duhet të trajtohet nga punëdhënësit. Rastet e mëhershme të raportimit në këtë fushë kanë shfaqur një mungesë të theksuar të këtyre pajisjeve, siç janë: shenjat identifikuese për punëtorëve të medias, helmetat mbrojtëse etj., gjë e cila i ka ekspozuar ata përballë rreziqeve të ndryshme.

Pastaj, duke shtuar këtu edhe rastet e shkëputjeve të njëanshme të kontratave të punës nga ana e mediave, e bëjnë të domosdoshme nevojën e një organizimi kolektiv të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve të mediave në Kosovë.

Aktualisht, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që është organizata më aktive për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe medias dhe organizatat tjera të kësaj natyre, janë në statusin e Organizatave Joqeveritare (OJQ), dhe rrjedhimisht përkundër përpjekjeve, nuk mund të zëvendësojnë rolin e një sindikate që do të mbronte të drejtat e gazetarëve dhe punëtorëve të tjerë të mediave, si: fotografëve, kameramanëve, montazherëve, etj., në raport me punëdhënësit e tyre.

Një shembull i tillë i organizimit të mirë sindikal të punëtorëve të mediave është Britania e Madhe, vend në të cilën Sindikata Kombëtare e Gazetarëve (SGK) është themeluar qysh në vitin 1907 dhe ka një rol të theksuar në mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie. Njëkohësisht kjo sindikatë është më e madhja në botë që përfaqëson këtë komunitet.

Një organizim sindikal i gazetarëve në Kosovë, do të ndihmonte që fillimisht të bëheshin të qarta raportet në mes punëtorëve dhe pronarëve të mediave në aspekt individual, e më vonë edhe në raport të të drejtave kolektive të shprehura përmes një kontrate.

Ky organizim sindikal do të duhej të përfshinte punëtorët e mediave private dhe publike në Kosovë. Struktura organizative e saj, do të mund të ndërtohej sikur në shembullin e SKG-së në Britani të Madhe, ku punonjësit janë të ndarë në bazë të profesionit, apo në një strukturë tjetër organizative që fillon nga secila redaksi e mediave në Kosovë.

Ky organizim, fillimisht do të mund të ofronte mbrojtje sindikale në të cilën përfshihet edhe përfaqësimi ligjor në rastet e kontesteve në mes punëtorëve dhe pronarëve të mediave. Pastaj, në fazat tjera, ky lloj organizimi sindikal do të mund t’i ndihmonte gazetarët edhe në aspektet tjera, siç janë mësimi tërëjetësor, trajnimet e specifikuara për profesionet me ndryshime të mëdha teknologjike brenda mediave, etj.

Në plan më të gjerë, ky lloj organizimi do të ndihmonte që gazetarët të jenë më të sigurt në vendet e tyre të punës, të punojnë me më pak presion të volumit të punës dhe me më shumë kualitet, të luftojnë censurën dhe autocensurën në punën e tyre. Krejt këto përmirësime të statusit social të gazetarëve do të ndihmonin po ashtu shoqërinë tonë, që rangimet e ardhshme të organizatave ndërkombëtare, mediat të quhen të qëndrueshme dhe të operojnë si një faktor i rëndësishëm shoqëror.

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori