LAJMI I FUNDIT:

Gazetarët e MPM-së vazhdojnë me grevën

Gazetarët e MPM-së vazhdojnë me grevën

Gazetarët e Media Print Maqedoni sot kanë vazhduar me grevën e tyre, ata gjysmën e orarit të punës nuk ishin në zyra, ndërsa prej nesër greva do të zgjat gjashtë orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të punësuarit në gazetat “Utrinski”, “Dnevnik” dhe “Vest” nga kompania kanë kërkuar pagesë të rrogave dhe të kontributeve, por nga menaxhmenti nuk patën takim me të punësuarit dhe as nuk ju kanë pranuar kërkesat.


Gazetarët grevën e paralajmëruan para dy javëve, duke i dhënë afat menaxhmentit t’i përmbush kërkesat e tyre dhe të flasin për planet e firmës në të ardhmen. Ndërsa greva filloi në ditën kur u shënuar themelimi i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Përderisa gazetarët janë në grevë, prokurorë dhe hetues të PSP-së po hetojnë financimin e punës së MPM-së./Telegrafi/