LAJMI I FUNDIT:

Gazetarët e MPM-së paralajmërojnë radikalizim të grevës

Gazetarët e MPM-së paralajmërojnë radikalizim të grevës

Do të radikalizohet greva e gazetarëve të MPM-së, nga kohëzgjatja e grevës prej 4 në 6 orë, për shkak të injorimit të menaxhmentit që nuk kanë treguar interes për takim me përfaqësuesit e sindikalistëve, njoftojnë nga SPGM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Të nesërmen, më 21 shkurt 2017 do të del numri i 5.000 i gazetës ditore ‘Vest’. Shumë keq që redaksia do ta përgatis këtë botim jubile nga pozita e grevës’, konstatojnë nga SPGM.


Për të gjithë këtë do të informohen të gjithë institucionet relevante ndërkombëtare për shkak se drejtësia e grevës është e drejtë kushtetuese. /Telegrafi/